Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shkatërrohet rrjeti shqiptar i trafikimit të drogës, sekuestrohen armë, para dhe drogë

Policia italiane ka zhvilluar një operacion antidrogë, duke sekuestruar sasi të konsiderueshme kokaine, hashashi, armësh e parash.

Në shënjestër të karabinierëve ishin disa shqiptarë. Karabinierët kishin vënë re se në periferinë e San Salvos, në një vilë ku zyrtarisht nuk jetonte njeri, kishte lëvizje të shumta automjetesh.

Dyshimet u shtuan, kur policia vuri re se targat e makinave kishin qenë më herët të skeduara, pasi pronarët e tyre ishin arrestuar për trafik droge.

Mëngjesin e së premtes së kaluar filloi aksioni ku u gjetën rreth 47 gram kokainë, 17 gram hashash dhe 29 gram marijuanë, si dhe peshore elektrike, 4 700 euro, 3 celularë dhe disa armë.

Nëse sasia e lëndës narkotike do të shitej në treg, do të fitohej prej saj më shumë se 5 mijë euro. Operacioni çoi në arrestimin e katër personave, të gjithë në moshë të re. Hetimet ishin koordinuar nga Prokuroria e Vastos dhe janë akoma në proces

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet