Ditën e sotme pranë lagjes “5 Maji” në Tiranë, është arrestuar në flagrancë një 30 vjeçari, O. M i cili ka ushtruar dhune ndaj një polici rrugor që si pasojë e plagëve të marra ka përfunduar në spital.


Dy arrestime të tjera janë bërë në flagrancë gjatë patrullimit rutinë të forcave “Shqiponja” në bulevardin “Gjergj Fishta”.
Dy të rinjtë po udhëtonin me mjetin tyre personal ku drejtues i tij ishte XH.G 20 vjeç dhe pasagjer K.D gjithashtu 20 vjeç, të cilët janë gjetur me një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike, kokainë. Në cilësinë e provës janë përdorur edhe 2 aparate celularë.


Policia rrugore ka prangosur në flagrancë shtetasin F.H, 49 vjeç pasi është kapur duke drejtuar mjetin e tij nën efektin e alkoolit, në rrugën “3 Dëshmorët”.


Në qytetin e Kavajës, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.H 41 vjeç pasi ka tentuar të djegi pemën e vitit të ri në qendër të qytetit