Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestat, Të arrestuarit në Gjykatë për masë sigurie, jashtë ambienteve familjarë dhe efektivë policie

Në Gjykatën e Tiranës pritet që ditën e sotme të jepen vendimet për masat e sigurisë ndaj të arrestuarve për ditën e dytë dhe të tretë të protestës në Tiranë, për vrasjen e Klodjan Rashës nga një efektiv policie më 8 dhjetor.

Për pjesën më të madhe të të arrestuarve kërkohen masë arrest shtëpie. Gjithsej raportohet se janë 42 persona që presin masën e sigurisë.

Jashtë ambienteve të Gjykatës siç raporton gazetari Arsen Rusta janë familjarë dhe efektivë policie.

Pas vrasjes së Klodjanit, vendi u përfshi në protesta të cilat agravuan në dhunë. Në Tiranë dje u zhvillua dita e 5 e protestës, e cila ishte më e zbehtë, krahasuar me ditët e tjerë, megjithatë as këtu nuk munguan situatat e tensionit, ku janë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të policisë, por nuk kanë shpëtuar as semaforët, sinjalistika rrugore e stacionet e autobusëve.

Të arrestuarit janë të moshës 14 dhe 25 vjeç.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet