Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata jep vendimin për të arrestuarit

Gjykata ka dhënë masat e sigurisë për 49 të arrestuarit gjatë protestës së datës 11 dhjetor në Tiranë, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Gjyqtarja Ardiana Bera ka dhënë vendimin që 4 prej tyre të lihen në burg, ndërsa 6 të tjerë burg me afat 10 ditë deri në datë 24 dhjetor.

Për katër të arrestuar të tjerë gjyqtarja ka dhënë masën “arrest ne shtëpi”, dhe për 10 të tjerë është caktuar masa “detyrim për paraqitje”.

Mbi të arrestuarit të gjithë mbi 18 vjeç rëndonte akuza e dhunës së ushtruar në protestë.

Ndërkaq, protesta vijon edhe sot në ditën e gjashtë, ku protestuesit i qëndrojnë kazus së tyre, ndërsa kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën dhe largimin e drejtorit të policisë, Ardi Veliut.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet