Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata jep vendimin për 35 të arrestuar

Aktualitet
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, Gjykata jep vendimin për

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 35 të arrestuar të tjerë gjatë protestës së zhvilluar më datë 10 për vrasjen e të riut Klodian Rasha.

Gjyqtarja Ardiana Bera ka vendosur të lërë në burg vetë një nga të arrestuarit, për të cilin ka caktuar masën “arrest me burg me afat 15 ditë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për 10 protestues të arrestuar dhe “detyrim paraqitje” për 24 të tjerë.

Më herët gjatë mbrëmjes së sotme gjykata caktoi masat e sigurisë për 24 persona të arrestuar në datën 11 dhjetor, prej të cilëve 10 u lanë në burg./abcnews

ME TE LEXUARAT