Protesta për Klodian Rashën, vihen nën hetim 10 persona në Bulqizë

Aktualitet
Protesta për Klodian Rashën, vihen nën hetim 10 persona në

Bulqizë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, dhe nuk i'u bindën urdhërit të punonjësve të policisë, procedohen penalisht 10 shtetas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në përfundim të veprimeve të kryera, në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në datën 09.12.2010, përpara godinës së Komisariatit të Policisë Bulqizë , kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

B. L., E. T., F. A., H. A., K. V., K. B., K. Sh., K. H., K. A., S. Ç, të moshave 17 deri në 24 vjeç, banues në Bulqizë.

Shtetasit e lartpërmendur, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk janë bindur urdhërave të punonjësve të policisë për tu shpërndarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

ME TE LEXUARAT