Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protesta e organizuar nga opozita? Flet Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ka mohuar kategorikisht që opozita të fshihet pas protestave të organizuara pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.

E ftuar në “Log.” me Endri Xhafon, Kryemadhi tha se do të ishte nder për të të ishte organizatore, por nuk është e vërtetë, duke iu përgjigjur kështu edhe akuzave të mazhorancës.

Ajo u shprehet se policia tentoi të manipulojë faktet lidhur me vrasjen e të riut.

“Absolutisht jo. Do të ishte nder për mua të isha organizatore e një proteste aq të sinqertë.

Por sigurisht kompleksi dhe vetëpërmbajtja ka bërë që me shpirt dhe zemër të ishim pjesë aty. Edhe po të kishim qenë mund të mos kishte ndodhur ajo dhunë ndaj të rinjve.

Nuk mund të themi që shqiptarët janë robota.

Në vrasjen e Klodian Rashës kemi katër deklarata nga policia e shtetit. Ndodhi diçka tjetër.

Thelbi provokoi njerëzit. Manipulon në një mënyrë kaq flagrante kjo i nervozon njerëzit.

Jo vetëm Përparim Spahiu, por shumë politikanë të tjerë kanë qenë në protestë. Ditën e parë ka qenë edhe vajza e Niko Peleshit, pse nuk thoni që e organizoi ai protestën?”, tha kryetarja e LSI.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet