Policia Rrugore e Beratit ka arrestuar dy persona, gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjitha rrugët e qytetit gjatë fundjavës për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Nga ana e specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe për të këshilluar, evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, duke u bërë shkak për aksidente rrugore.