Covidi i ka marrë jetën një tjetër mjeku nga bluzat e bardha.
Frederik Kekezi, ish mjek anatomopatholog pranë spitalit të Gjirokastrës u nda nga jeta pasditen e sotme pasi kaloi 20 ditë në intubim në Tiranë.
Ai ka mbuluar për shumë vite edhe problemet e kriminalistikës në këtë qytet, në rolin e mjekut ligjor.
Situata e pandemisë në vend vijon të jetë shqetësuese megjithëse në 24 orët e fundit u shënua një ulje e numrit të rasteve. ministria e Shëndetësisë raportoi 661 raste të reja dhe 13 humbje jete.