Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngjarje e rëndë/ 48 vjeçari shqiptar vret kunatën në Gjermani, plagos rëndë edhe të vëllanë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit, ku një 48 vjeçar nga Ferizaj ka vrarë kunatën dhe ka plagosur rëndë të vëllanë.

Sipas mediave gjermane, autori kishte shkuar te banesa e ish-bashkëshortes së tij, ku kishte takuar vëllain dhe gruan e tij që ishin gjendur aty në atë moment. Mësohet se vëllai i autorit nuk e kishte lejuar të hyj brenda në banesë.

48 vjeçari ka reaguar keq ndaj këtij veprimi, duke vrarë kunatën dhe duke lënë të plagosur rëndë vëllain e tij.

E gjithë skema e krimit u zbulua nga fqinji i familjes, i cili kishte njoftuar policinë. Të pranishëm në të gjithë ngjarjen kishin qenë edhe fëmijët e viktimës.

Sakaq është bërë i mundur arrestimi i autorit dhe po hetohet ende në lidhje me ngjarjen.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet