Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mbyllet protesta për vrasjen e Klodian Rashës, nuk shënohet asnjë incident

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Sot nuk është bërë asnjë dëm, por protesta ka qenë shembullore. Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”.

Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët.

Është vendosur kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Mirëpo, nuk është shënuar asnjë incident, nuk ka pasur përballje mes demonstruesve dhe policisë.

Të vetmet thirrje kanë qenë ata për lirimin e protestuesve të tjerë, që po mbahen në izolim. Protestuesit më shumë qëndruan pranë Ministrisë së Brendshme.

Demonstrata ka qenë shumë e qetë, nisi me shumë vonesë, filloi njëherë si tubim paqësor, grupe – grupe, jo më shumë se 10 persona e më andej një grup qytetarësh bënë thirrje që të marshojnë përpara Kryeministrisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet