Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lëvizja e papritur/ Rama kërkon Ministrin e Brendshëm tek opozita parlamentare

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, pak ditë më parë nga një efektiv policie detyroi ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj që të japë dorëheqjen nga ky post.

Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se ministri i Brendshëm i ka paraqitur dorëheqjen, ndërkohë që qindra qytetarë ishin dyndur në shesh duke kërkuar largimin e Lleshajt, e tashmë kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë Ardi Veliu.

Teksa kanë kaluar disa ditë që nga largimi i Lleshajt, ende kreu i qeverisë nuk ka zgjedhur në emër që të drejtojë Ministrinë e Brendshme, por burime për Fax News nga mazhoranca bëjnë me dije se Rama po kërkon që ministrin ta zgjedhe nga opozita parlamentare.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë i ka bërë kërkesë zyrtarisht deputetit Halit Valteri që të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme, por ky i fundit ende nuk i ka kthyer një përgjigje.

Një ndër emrat e tjerë të përfolur nga radhët e opozitës parlamentare është edhe deputeti Myslim Murrizi.

Gjatë afro tetë vitesh qeverisje, Kryeministrit Rama i është dashur të pranojë dorëheqjet e tre ministrave të tij të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafajt për akuzat e ngritura ndaj tyre, i pari si i implikuar me familjarët e tij në trafik narkotikësh, ndërsa i dyti për shkak të vëllait të tij, i cili u dorëzua në Itali për të kryer një dënim të pa ekzekutuar.

Dorëheqja e Sandër Lleshajt erdhi pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, por që sipas Lleshajt po kërkohej si sebep për të djegur Shqipërinë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet