Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Leu këmbët me benzinë dhe iu vuri flakën, detajet e rënda nga ngjarja në Durrës

DURRËS
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak më parë para Bashkisë së Durrësit, ku një gruaja rreth 60 vjeçe tentoi të vetëdigjet me benzinë. Gruaja ka folur para bashkisë për vështirësitë e madhe ekonomike, që ka në familje.

Ajo është shprehur se merr vetëm 70 mijë lekë të vjetra në muaj, djalin e ka të papunë, dhe vetë nuk ka mundësi të punojë. Sipas saj, shuma që merr nuk i del për ilaçe dhe as për të blerë ushqime. Në këtë gjendje, gruaja është shprehur se i ka mbetur vetëm të digjet me benzinë.

Kështu, ajo ka nxjerrë një shishe benzinë nga çanta, ka lyer këmbët dhe i ka vënë flakën pantallonave, por kanë qenë dy punonjës të policisë civilë, që ndodheshin aty, që kanë ndërhyrë dhe kanë shuar menjëherë zjarrin. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, që e ka shoqëruar drejt spitalit për të parë gjendjen e saj shëndetësore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet