Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kultivuan kanabis në zonën e Krujës, lihen në burg 8 të arrestuarit

Tetë persona të arrestuar për kultivim kanabisi në zonën e Krujës janë lënë në burg nga gjykata.

Burime bëjnë me dije se dy të tjerëve i është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa njëri është lënë “detyrim paraqitje”.

Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy armë gjahu, dy radio si të policisë, municion luftarak, lëndë narkotike dhe një sasi parash.

Policia deklaroi në njoftimin e dy ditëve më parë se vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet