Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Koreja e Jugut nxjerr ushtrinë në rrugë për të luftuar Covid-19

Koreja e Jugut ka mobilizuar ushtrinë e saj dhe ka mbyllur shkollat teksa rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) arritën kulmin gjatë fundjavës.

Vendi ka raportuar 1 030 infeksione me koronavirus të dielën, shifra më e lartë që nga shpërthimi i pandemisë. Rastet e reja, megjithatë, sot shënuan rënie në 718.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Yonhap, ushtria theksoi se ka vendosur 379 oficerë të saj të Njësisë Speciale në qendrat e shëndetit publik për të ndihmuar trajtimin e situatës së COVID-19.

Ndërkohë, shkollat janë udhëzuar të zhvillojnë mësimin vetëm online.

Pjesa më e madhe e stacionimit është bërë në kryeqytetin Seul dhe zonat përreth tij.

“Ushtarët do të kryejnë gjurmimin e kontaktit, menaxhimin e të dhënave dhe transferimin e mostrave për testet e virusit për dy muaj”, theksoi Ushtria.

Koreja e Jugut deri më tani ka raportuar 43 484 raste me COVID-19, përfshirë 587 vdekje.

Qeveria javën e kaluar në zonën e kryeqytetit të Seulit ashpërsoi masat e distancimit social, aktualisht në nivelin 2.5, i dyti më i larti nën kufizimet e virusit me pesë nivele.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet