Këngëtari rreh dhe gjakos Andin e ‘Përputhen’

Showbiz
Këngëtari rreh dhe gjakos Andin e ‘Përputhen’

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar së fundmi një video ku tregohet se Andi Shehu, një nga konkurentët e “Përputhen”, është rrahur nga këngëtari Petro Xhori.

Video, për të cilën nuk mund të konfirmohet ende se kur është regjistruar, tregon këngëtarin që e qëllon me grusht Andin e “Përputhen”, dhe e hedh në tokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Andi Shehu përfundon në tokë dhe i gjakosur. Media të ndryshme shkruajnë se shkak i sherrit mes tyre është bërë një vajzë.

Deri tani nuk ka një deklaratë nga palët e përfshira në sherr, për këtë incident, pamjet e të cilit po qarkullojnë në internet.

 

ME TE LEXUARAT