Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kanadaja nis vaksinimin me Pfizer/BioNTech

Kanadaja nisi të hënën vaksinimin e qytetarëve kundër sëmundjes COVID-19. Vaksina e parë Pfizer/BioNTech u dha në një shtëpi pleqsh në Toronto.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, konfirmoi të dielën vonë arritjen e vaksinave.

Grupi i parë i tyre u dërgua nga Belgjika, të premten. Rreth 30,000 dozat e para do të shpërndahen në 14 lokacione të Kanadasë, ndërsa të moshuarit dhe punonjësit shëndetësorë do të kenë prioritet në vaksinim. Të hënën, edhe SHBA-ja nisi imunizimin e popullatës me vaksinën Pfizer/BioNTech.

Kjo vaksinë, e cila është një bashkëpunim midis gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer, dhe kompanisë gjermane të bioteknologjisë, BioNTech, ofron mbrojtje deri në 95%.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar ka nisur vaksinimin e popullatës po ashtu me Pfizer/BioNTech.

Vaksinat e para, kudo në botë, është thënë se do t’i marrin punonjësit shëndetësorë dhe grupet e njerëzve më të rrezikuar – kryesisht të moshuarit.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në muajin mars, shkencëtarët kanë thënë se për ta vënë krizën nën kontroll, duhet vaksina. COVID-19, sëmundje që shkaktohet nga një koronavirus i ri, ka prekur mbi 72 milionë njerëz në të gjithë botën.

Prej tyre, mbi 1.6 milion kanë vdekur dhe mbi 47 milionë janë shëruar.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet