"I plotfuqishmi i lagjes shkoi në shtëpinë time", gazetarja tregon sesi e thirrën në polici pas protestës

Aktualitet
"I plotfuqishmi i lagjes shkoi në shtëpinë time",

Desada Metaj, këshilltare për mediat pranë Partisë Demokratike, në një postim në mediat sociale ka treguar një moment aspak të zankontë me policinë e shtetit gjatë ditëve të protestës.

Gazetarja Metaj, e cila shkruan me emra se i plotfuqishmi i lagjes së saj Edison Visha, ka shkuar në banesën e prindërve të saj dhe u ka kërkuar që Desata të paraqitej në komisariat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më pas ajo ka telefonuar shefin e krimeve në rajonin nr.2 Ledio Lushka dhe i ka kërkuar një ftesë zyrtare për të shkuar në polici.

Sipas saj ajo është thirrur për shkak të postimeve në rrjetin e saj social, në lidhje me protestën e të rinjve.

Më tej gazetarja shkruan se ky ishte një veprim qesharak nga disa mercenarë të pushtetit që mundohen t’i tregojnë shefit të tyre Ardi Veliut se sa të zellshëm janë në punë.

Postimi i plotë:

Sot rreth orës 14.00, Edison Visha, i plotfuqishmi i lagjes time (pranë presidencës) ka mbërritur pranë banesës së prindërve të mi dhe u ka kërkuar që të paraqitem pranë komisariatit nr 2 sepse do më pysnin lidhur me thirrjet për protestë të paligjshme.

Meqë nuk kam qenë në shtëpi në atë orë, ka lënë një numër telefoni me të cilin kontaktova sapo prindërit më njoftuan.

Nga ana tjetër e telefonit m’u përgjigj shefi i krimeve të rajonit nr 2 Ledio Lushka që më kërkoi të shkoja në komisariat. Sipas tij duhej të më pyeste për diçka që s’mund ta bënte në telefon.

Meqë unë besoj ende se shteti funksionon me letra dhe jo me FB, i kërkova të më dërgonte një ftesë zyrtare për t’u paraqitur në komisariat.

Gjatë këtyre ditëve thjesht kam komentuar ngjarjet në FB tim personal dhe më vjen mirë që veç drurit, forcat Shqiponja dhe disa segmente të policisë paskan patur dhe mendje dhe kohë për të më ndjekur.

Për çdo rast ky provokim qesharak në dhimbje as më tremb dhe as më ligështon. Madje as familjen time që thjesht tallen me këtë akt qesharak.

Personalisht më dhimbsen këta mercenarë të pushtetit se ç’janë në gjendje të bëjnë për ti treguar shef Ardit se janë të zellshëm.

P.s. Për fat të keq nuk kam qenë në asnjë proteste të ditëve të fundit. Por vazhdoj të mbështes çdo formë proteste kundër regjimeve policore.

ME TE LEXUARAT