Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Google problem në të gjithë botën, “bien” Youtube, Gmail dhe platforma të tjera

Disa shërbime të Google për më shumë se 30 minuta janë ndërprerë. Youtube, Gmail, Drive dhe Hangouts që janë pjesë e gjigandit Google kanë dalë jashtë shërbimit.

Google në një deklaratë lidhur me këtë problem ka kërkuar falje përdoruesve dhe ka premtuar se gjithçka do të kthehet në normalitet shumë shpejt.

“Ne kërkojmë falje dhe sugjerojmë të provoni përsëri brenda pak minutash. YouTube është gjithashtu jashtë linje”, shkruan Google.

Sipas DownDetector , një platformë që gjurmon raportet për ndërprerje në kohë reale, problemet e softuerit Google duket se po ndodhin në të gjithë botën, por duket se janë më të përhapurat në Evropë dhe përgjatë bregdetit lindor të Amerikës.

Rreth 100 mijë qytetarë në të gjithë botën kanë raportuar problemin e tyre dhe tashmë pritet që të problemi të zgjidhet.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet