Gazetari gjerman i “Bild”, Peter Tiede ka denoncuar sërish qeverinë e kryeministrit Edi Rama, sa i përket protestave që po mbahen në vendin tonë pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga një efektiv i Policisë së Shtetit.
Tiede akuzon Ramën se po kërcënon shtypin e lirë duke shtuar se diçka e ngjashme i ka ndodhur edhe vetë atij nga kreu i qeverisë shqiptare.
Ai ka ripostuar denoncimin e bërë nga gazetarja Desada Metaj, e cila akuzohet nga Policia si organizatore e protestave, vetëm sepse i ka komentuar në rrjetet e saj sociale.
“E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë.
U qëllua nga prapa sepse ai shkeli urdhrat e COVID dhe doli nga shtëpia pas bllokimit…
Tani kolegia e njohur shqiptare që komentoi ngjarjet është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre.
Ky është një rast i ri i paaftësisë dhe kërcënimeve ndaj shtypit të lirë nga administrata e Edi Ramës, duke intimiduar dhe paditur rregullisht gazetarët.
Të dyja më kanë ndodhur personalisht. Por kolegët në vend po kalojnë më shumë vështirësi,”- deklaron Tiede.