Me gjithë kontrollet e shumta dhe një numër të madh policësh në terren, një grup protestuesish ia ka arritur të shkojë në dyert e Kryeministrisë.
Policia ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë grumbullim të qytetarëve në Tiranë apo në rrethe të tjera për shkak të masave në kuadër të pandemisë së COVID-19.
Situata duket e qetë para Kryeministrisë dhe tek tuk dëgjohen thirrje si ‘drejtësi për Klodianin’ ose ‘Rama ik’.
Në netët e mëparshme forcat speciale sapo kanë konstatuar grumbullime pranë institucioneve kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga forcat e rendit apo ato speciale.
Ndërkohë që para Kryeministrisë, policia ka krijuar një gardh sigurie për çdo eventualitet.