Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Deputetit shqiptar i hyjnë në garazh dhe i çajnë gomat e makinës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj denoncon se dikush ka hyrë në garazhin e ndërtesës ku ai banon dhe i kanë shpuar me thikë gomat e automjetit. Këtë e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në “Facebook”.

Sipas deputetit, përmes këtij sulmi, të cilin e konsideroi të ulet, kërkohet që të ndalet në punën e tij. Ai ka postuar edhe disa foto të mjetit të tij.

“Të nderuar miq, Të dashur qytetarë të Republikës, Sot rreth ores 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time, brenda garazhes në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë. Rasti është lajmruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi. Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim. Duke marr paraysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast. Me respekt, Shkëmb MANAJ.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet