Blindohet Kryeministria para protestës, policia zbarkon në terren. Autobotet me ujë gati

Aktualitet
Blindohet Kryeministria para protestës, policia zbarkon në terren.

Një orë nga nisja e protestës së gjashtë për vrasjen e Klodian Rashës, policia ka zbritur në terren.

Në anë të kryeministrisë është vendosur autoboti i ujit. Në disa akse të ndryshme të qytetit policia po ushtron kontrolle ndaj qytetarëve për mjete piroteknike apo sende të tjera të forta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak orë më parë, policia e shtetit bëri të ditur me anë të një njoftimi për media se nuk do të tolerohet asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Ajo i bëri apel qytetarëve që mbajnë parasysh kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për grumbullimet mbi 10 persona, mbajtja e maskës e distancës fizike, etj.

ME TE LEXUARAT