Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Britania dhe BE-ja kanë një shans të fundit për marrëveshje

Negociatorët nga Britania e Madhe dhe BE-ja do të fillojnë një përpjekje tjetër për të arritur një marrëveshje mbi tregtinë pas Brexit-it, pasi të dyja palët ranë dakord për të nisur edhe një raund shtesë bisedimesh.

Një burim nga Britania e Madhe tha se procesi ka ende një shans, por Boris Johnson ka paralajmëruar tashmë se rezultati më i mundshëm është mosarritja e një marrëveshjeje. Një skadencë për të përfunduar bisedimet ishte vendosur për të dielën, por kryeministri dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ranë dakord edhe për një tjetër përpjekje.

Të dy ata diskutuan për çështjet më të rëndësishme në një telefonatë konstruktive- sic raportuan zyrat respektive. Ata ranë dakord t’u kërkojnë negociatorëve të vazhdojnë të bisedojnë me qëllim që të shohin nëse një marrëveshje mund të arrihet në këtë fazë të vonë. Ata nuk thanë se sa presin që këto bisedime të zgjasin, por skadenca e fundit është 31 dhjetori, kur Britania e Madhe do të reshtë së zbatuari rregullat tregtare të BE-së.

Pa një marrëveshje tregtare deri më atëherë, të dyja palët do të fillonin të tregtonin sipas rregullave të organizatës botërore të tregtisë, çka do të thotë rikthimin e taksave e tarifave, që do të rrisin koston e mallrave të importuara.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet