Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Apeli i ambasadorëve/ KED i çon Kuvendit kandidatin e parë për Kushtetuesen

Nuk janë tre kandidatë, por vetë një që KED i ka çuar Kuvendit të Shqipërisë për të votuar për vendin vakant që la në Gjykatën Kushtetutese, Fatos Lulo, i cili u shkarkua nga Vettingu. Kandidati i vetëm për vendin e Lulos është Altin Binaj.

“Në mbledhjen e sotme merrnin pjesë anëtarët e KED, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas diskutimeve miratoi vendimin për pikëzimin dhe renditjen e kandidatit të lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020, si edhe listën përfundimtare të renditjes së bashku me raportin përkatës.

KED po sot, i përcolli këto akte pranë organit të emërtesës, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë” njoftoi KED.

Në fakt ligji e parashikon që të çohen 3 kandidatë për votim për një vend, por në mungesë të këtyre dhe pas thirrjeve të ambasadorëve që Kushtetuesja të bëhet funksionale sa më shpejt, po veprohet më shpejt.

Emri i Binajt pritet që të votohet të enjten, që do të jetë seanca e fundit për këtë vit e parlamentit.

Aktualisht gjykata Kushtetutese ka 4 anëtarë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgjin, ndërsa me Binajn, numri do të shkonte në 6-të, por që ky institucion të jetë funksional duhet të ketë të paktën 6 anëtarë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet