Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U procedua penalisht për organizimin e protestës, reagon Voltana Ademi: Të kërkohet e vërteta deri në fund

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar për herë të parë pas procedimit penal që i është bërë nga policia për organizim të tubimeve të jashtëligjshme.

Ademi ka thënë se ky është sulm ndaj saj, ndërkohë që ka pranuar gjithashtu edhe njëherë se ka telefonuar policinë që nuk i janë përgjigjur denoncimit se po sulmohet selia e PS.

“Unë kam qenë dhe kam lëvizur me qytetarët e Shkodrës nga Posta te sheshi “2 prilli”. Çdo anatemim që bëhet për mua dhe qytetarët të ndershëm të këtij qyteti është e padenjë për një shtet policor ushtarak. Në ushtri jepen urdhra. Detyrat epolicisë së shtetit janë të na mbrojnë të gjithëve ne, të mbrojnë pronën publike dhe institucionet, aq më pak kur bëhet fjale për selinë e një partie politike.Një kërkesë legjitime jo vetëm e imja, por edhe e deputetëve të PS, qytetarëve të thjeshtë që kanë marrë pjesë në protestë, të gjithë atyre që kanë marrë 129 për të denoncuar aktet e dhunës të verifikuara pas mbarimit të marshimit, do të duhet të kishin një përgjigje legjitime nga shteti.

Fakti që nuk ndërhyrjet është një hakmarrje sot ndaj kryetarit të bashkisë, nuk më bën përshtypje së ka ndodhur edhe më përpara nga policia, nuk më tremb, përkundrazi unë do të kërkoj që të kërkohet e vërteta dhe kërkohet deri në fund hetim”, ka thënë Ademi.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet