Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Theri 7-vjeçaren në Londër, shqiptarja kishte kërcënuar dhe një fëmijë tjetër

Detaje të reja janë zbuluar për historinë e shqiptares Eltiona Skana, e cila është dënuar për vrasjes e një 7-vjeçarjes.

Gjatë hetimit nga institucionet shëndetësore, është zbuluar se Skana vuante nga probleme te theksuara mendore dhe ishte me skizofreni.

Ndërkohë mediat në Britani kanë publikuar dhe disa dokumente që tregojnë se autoritetet e dinin që ajo kishte probleme por nuk kishin marrë asnjë veprim për ta ndaluar, duke e shtruar në një spital psikiatrik.

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë, ka bërë me dije se personeli mjekësor e dinte që Skana kishte kërcënuar më parë një vajzë 13-vjeçare teksa ishte e armatosur me thikë, por ky veprim nuk ishte marrë parasysh.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak muaj para se Skana të vriste 7-vjeçaren dhe lidhur me këtë fakt tashmë do të ketë një hetim të ri.

Për këtë hetim ka reaguar dhe babai i 7-vjeçares së vrarë duke thënë se këto veprimet duhet të ishin bërë me herët. Skana tashmë ndodhet e mbyllur në psikiatri dhe aty mund të kalojë të gjitha vitet e mbetura të jetës.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet