Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stresi shpërndan lajmin e rremë: I vihet flaka njësisë së PS te 5 Maji, bravo! Por realiteti është ndryshe

Stresi në rrjetet e tij sociale ka vijuar të bëjë politikë përmes nxitjes së dhunës duke inkurajuar të rinjtë të vijojnë me shkatërrimet dhe vënien e zjarrit. Këtë herë ai është përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar një foto që duket një objekt në flakë. Stresi ndihet krenar për veprimin e bërë nga disa të rinj duke shkruar ‘Bravo Tirona, më njoftuan tek 5 Maji njësisë i vihet flaka’.

Por si qëndron e vërteta? Në fakt selia e PS te zona e 5 Majit në Tiranë nuk është dëmtuar dhe nuk ka pasur asnjë dhunim të saj nga protestuesit.

Prej 4 ditësh Tiranë dhe disa qytete të tjera në vend janë përfshirë në protesta të dhunshme në fokus të të cilave ka qenë dhuna dhe shkatërrimi dhe vendosja e flakës ndaj disa objekteve. Një ditë më parë në Shkodër, disa të rinj shkatërruan dhe i vunë flakën objekteve të selisë së PS atje, veprim që u cilësua nga qeveria si e nxitur nga opozita dhe përkatësisht nga kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ishte pjesë e protestës para se të niste dhuna.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet