Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Shuhet një tjetër mjek, Mihal Kerci humb betejën me Covid-19

Një tjetër mjek nga radhët e bluzëve të bardha në vendin tonë ka humbur jetën këtë të diele si pasojë e koronavirusit.

Viktima e radhës është kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive doktor Mihal Kerci.

Kerci, i cili prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë, ka humbur betejën me Covid 19, duke u bërë mjeku i 25 që është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit.

Lajmin për humbjen e tij e ka dhënë Tritan Shehu, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kjo është një ditë zije për Anestezi-Reanimacionin e mjekësinë shqiptare.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit shehu shkruan se Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungojë një nga “kolonat” e organizatorët më të vlefshëm të tij.

“Nje “Requiem” per Prof. Dr. Mihal Kerci!

Sot dite zije per Anestezi-Reanimacionin e mjekesine shqiptare!

Disa ore me pare, pas jave perpjekje, disa here shpresash, me tej deshperimesh ne humbem nje nga koleget tane me te mire, Kryetarin e Shoqates sone te Anestezi-Terapi Intensive, mikun e vlefshem, njeriun e ditur, te mire e te pa pertueshem, Mihalin tone!

Familja e tij humbi ate pjestar, bashkeshort e baba shembellor.

Studentet nuk do te degjojne me leksionet e tij plot shkence e pasion, pacientet nuk do ta kene me ne momentet me te veshtira te tyre mbi koke, duke u transmetuar shprese, besim e qetesi!

Anestezi-Reanimacionit shqiptar e Rajonal do t’i mungoje nje nga “kolonat” e organizatoret me te vlefshem te tij, zeri i tij nuk do te degjohet me plot dije e eksperience ne Konferencat, debatet, diskutimet tona….

Do na mungoje te gjitheve, familjareve, kolegeve, shokeve, miqve, te semureve qe presin te sherohen…qytetareve ne terresi.

Ta kujtojme gjithemone ashtu sic ishte ne jeten e punen e tij!

Ngushellimet me te sinqerta e te dhimbeshme”, shkruan Shehu.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet