Riparohet brenda natës selia e PS-së që u dëmtua nga protestat në Shkodër! Beqaj: E mirëkuptoj zemërimin e tyre

Politikë
Riparohet brenda natës selia e PS-së që u dëmtua nga

Selia e PS-së në Shkodër është riparuar pas dëmtimeve të shkaktuara nga protestat që përfshinë qytetin ditën e djeshme.

Drejtuesi politik i PS-së në këtë qytet përmes një postimi në Facebook shkruan se simpatizantët socialistë shkodranë janë të indinjuar nga ky akt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka postuar edhe disa foto ku shfaqen disa punonjës teksa riparojnë dëmet e shkaktuara.

“Kam komunikuar gjatë gjithë ditës me disa prej tyre. E mirëkuptoj zemërimin e tyre. Por besoj se tani në darkë, jemi të vetdijshëm se durimi dhe përulësia me të cilën e përballëm gjatë paradites sulmin ndaj selisë ka ndikuar drejtpërdrejt në lartësimin e qytetarisë shkodrane" - shkruan Beqaj.

Protesta nisi në formën e homazhit për 25 vjeçarin Klodian Rasha dhe përfundoi në përdorimin e dhunës ku u dëmtuan disa institucione, mes tyre dhe selia e Partisë Socialiste.

Ndërkohë kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur  se duhet të hetohen ata që i angazhuan të miturit në këtë protestë.

ME TE LEXUARAT