Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rifillon lufta e ashpër, vriten ushtarët në Nagorno-Karabak

Zyrtarët armenë dhe ata azerbajxhanas akuzuan njëri-tjetrin se kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit. Nga përplasja e fundit raportohen 4 ushtarë te vrare.

Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Aliyev, gjatë një takimi me diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca të cilët u përpoqën të ndërmjetësojnë konfliktin, akuzoi forcat armene për shkeljen e marrëveshjes

“Armenia nuk duhet të përpiqet ta fillojë përsëri gjithçka Duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe të mos planifikojë ndonjë veprim ushtarak. Këtë herë, ne do t’i shkatërrojmë plotësisht ato.”

Por nga ana tjetër autoritetet e Armenisë thanë se luftimet u zhvilluan pranë fshatrave të rajonit Nago-Karabak, vendbanimet e vetme në rajonin që kontrollohen ende nga forcat armene.

Ata vunë në dukje se të dy fshatrat janë rrethuar plotësisht nga ushtria Azerbajxhanase, e cila kontrollon rrugën që të çon drejt tyre.

Përplasjet shënojnë shkeljen e parë të rëndësishme të marrëveshjes së paqes të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor që lejonte Azerbajxhanin të rimerrte kontrollin mbi Nagroni-Karabakun.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet