Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestuesit tentojnë ti afrohen pemës në qendër të Tiranës, policia hedh gaz lotsjellës

20.07 – Protestuesit kane tentuar ti afrohen pemes se festave ne qender te Tiranes, por aty jane vendosur forca te shumta te policise se shtetit qe kane vendosur te nderhyjne.

Pas grumbullimit te protestuesve ne zonen prane pemes, policia nuk i ka lejuar ata te afrohen tek objekti duke nderhyre per shperndarjen e tyre me uje dhe me gaz lotsjelles si dhe me nje beteje fizike trup me trup.


20.01 – Protestuesit jane zhvendosur drejt sheshit Skenderbej ne qender te Tiranes. Pas perplasjes me policine ne zonen e Shallvareve, protestuesit jane shperndare duke humbur grumbullimin e pare nderkohe qe grupe grupe jane drejtuar drejt sheshit ne qender te Tiranes.

19.45 – “Luftë” mes policisë dhe protestuesve në zonën e ish-bllokut

Me heret tensionet janë zhvendosur pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të ish-Bllokut.

Edhe forcat e policisë të dislokuara pranë këtyre dy institucioneve po lëvizin drejt vendeve ku ka grumbullim qytetarësh.

19.22 – Makina uji e gaz lotsjellës mbi protestuesit, përplasje pranë policisë së Tiranës

Makina uji e gaz lotsjellës mbi protestuesit, përplasje pranë policisë së Tiranës

Perplasje mes policise dhe protestuesve ne zonen e Unazes mes bllokut dhe drejtorise se policise se Tiranes.
Trupa te shumta ishin vendosur ne zonen e fundit te shallvareve per te mos lejuar protestuesit te afrohen tek POlicia e Tiranes ne rrugen Myslym Shyri.

Por kjo vendosje e policise shkaktoi reagimin e protestuesve qe qelluan me gure.

Ne kete kohe policia eshte pergjigjur me makinen e ujit dhe me gaz lotjsjelles ndaj protestuesve te cilet jane shperndare ndersa disa prej tyre jane larguar ne drejtim te bllokut, citon lajmifundit.al.

19.13 – Protestuesit nisen drejt policise se Tiranes

Protestuesit kane vendosur te largohen nga sheshi para kryeministrise. Pas nje qendrimi disa miniutesh aty, qytetaret jane nisur ne nje marshim drejt policise se Tiranes.

Levizja e tyre ne rruge ka krijuar edhe probleme per qarkullimin e automjeteve ne aksin e Unazes nga Bulevardi Deshmoret e Kombit drejt shallvareve.

19.08 – “Policia një trup i sëmurë”, studentja në protestë: Nuk mjafton ndryshimi i drejtuesve

Nje studente beri thirrje qe policia te liroje protestuesit e arrestuar gjate diteve te fundit ne Tirane dhe ne rrethe.

Ajo tha se eshte studente dhe ka dale ne proteste kunder dhunes se policise.

“Sot eshte e qarte se trupi i policise eshte i semure, le te themi me kancer, nuk mjafton vetem largimi i drejtuesve, por edhe reformimi e ristrukturimi i kesaj strukture”, tha qytetarja.

19.04 – “Arrestoni kriminelët, jo të rinjtë”, protestuesja tek Kryeministria: Ata e kanë vendin në burg

Nje grua ka folur para kryeministrise ne lidhje me protesten qe po zhvillohet per Klodian Rashen. “Po protestojme per dhunen e policise, pse policia arreston te rinjte dhe nuk arreston kriminelet dhe trafikantet”, tha ajo.

18.57 – Protestuesit për Klodianin shtrihen para Kryeministrisë, shpalosin flamurin Kombëtar

Pas mberritjes tek kryeministria protestuesit nuk jane konfrontuar me policet e shumte te vendosur aty. Nje grup te rinjsh u shtrine pertoke ne bulevard para godines se qeverise, nderkohe qe nje prej tyre ka shpalosur edhe flamurin Kombetar.

“Drejtesi per Klodianin” dhe “Poshte diktatura”, kane thene disa prej thirrjeve qe protestuesit kane bere tek kryeministria.

Nje tjeter thirrje adresuar policise eshte edhe lirimi i protestuesve te arrestuar gjate ketyre diteve gjate protestave te mbajtura.

18.54 – “Ardi Veliu jep dorëheqjen”, protestuesit marshim për Klodianin tek Kryeministria

“Veliu, Veliu, jep doreheqjen”. Keto jane thirrjet e protestuesve gjate marshimit ne Bulevardin Deshmoret e Kombit drejt kryeministrise.

Ish deputetja e LSI, Floida Kerpaci iu bashkua protestuesve duke theksuar se eshte aty si e re, jo si politikane per te protestuar ndaj aktit te vrasjes se nje te riut nga ana e policise.

18.47 – “Drejtësi për Klodianin”, protestuesit nisen drejt kryeministrisë

Protestuesit jane shtrire ne toke per disa momente ne shenje proteste ndaj policise, per vrasjene Klodian Rashes por edhe shoqerimet e kryera nga forcat e rendit gjate diteve te protestes.

Pas pak castes, ata jane ngritur nga asflakti dhe kane nisur marshimin drejt kryeministrise ne Tirane ku jane vendosur forca te shumta te policise se shtetit.

18-.43 – “Drejtësi për Klodianin”, protestuesit këndojnë Himnin Kombëtar në sheshin Skënderbej

Drejtesi, drejtesi, drejtesi per Klodianin, jane thirrjet e radhes nga protestuesit e mbledhur ne Tirane. Pas nje qendrimi dhe perballje disa minuteshe me policine ne sheshin Skenderbej, ata jane nisur drejt Ministrise se Brendshme.

Vec thirrjeve per Klodian Rashen, protestuesit kane kenduar ne kor Himbin Kombetar teksa ndodheshin ne Sheshin Skenderbej ne Tirane.

18.37 – Policia tenton shpërndarjen e protestës, thirrje “Rama ik” dhe “Poshtë Diktatura”

Protestuesit ne sheshin Skenderbej ne Tirane jane perplasur me policine e cila ka kerkuar shperndarjen e grumbullimeve.

Efektiva te shumte te vendosur ne qender te Tiranes, u kane kerkuar protestuesve te shperndahen pasi nuk lejohen grumbullimet nga protokollet anti-COVID.

Nderkohe protestuesit kane shperthyer pervec thirrjeve per Klodian Rashen, edhe me deklarata kunder qeverise me thirrjet “Poshte diktatura” dhe “Rama ik”.

Nje qytetar tha se policia eshte duke shoqeruar te mitur dhe te rinj, duke treguar edhe rastin e nje te semuri qe e kane derguar dhe mbyllur ne komisariat vetem se kane menduar qe po shkonte ne proteste.

18.31 – Protesta për Klodianin, qytetari akuzon policët: Kriminela, po na vrisni fëmijët

Nje protestues iu drejtua me tone te larta efektivave te policise se shtetit ne protesten per vrasjen e Klodian Rashes.

Duke folur nga sheshi “Skenderbej” me tone te larta ai tha: Turp, turp, turp, po na vrisni femijet, ju kriminela, keni vite qe po na vrisni femijet…!

18.26 – “Të largohet Ardi Veliu”, protestuesit: Tentuan të manipulojnë vrasjen e Klodianit

Genc Sejko dhe qytetare te tjere te grumbulluar ne vendin e protestes prane sheshit Skenderbej ne Tirane shpjeguan aresyet pse po dalin ne tubime.

Ata thane se policia e shtetit beri tri deklarata te ndryshme per vrasjen e Klodian Rashes, ne peerpjekje per te shmangur pergjegjesine.

“Ne kerkuam largimin e Sander Lleshajt si pergjegjes politik, por pergjegjesine direkte e mban Ardi Veliu, ai eshte drejtori i pergjithshem i policise dhe duhet te largohet, per kete po protestojme”, tha nje prej organizatoreve te protestes.

Sipas tij, policia ka dhene tri deklarata te ndryshme pas vrasjes se Klodian Rashes, dhe kjo tregon qarte nje tentative per ta fshehur te verteten e ngjarjes dhe per te bere manipulimin e saj, citon Lajmifundit.al.

18.23 – Nis protesta, hidhen kapsolla në Tiranë, qytetarët tubime për Klodianin edhe në rrethe

Nis protesta ne diten e peste ne Tirane dhe ne disa qytete te tjera te vendit.

Në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë për Klodianin, të riun që u vra nga efektivi i policisë, në sheshin Skënderbej ka nisur hedhja e kapsollave të para.

Kapsollat jane hedhur nga disa të rinj të shpërndarë që mbajnë kapuçë në pjesë të ndryshme të sheshit.

Nderkohe tek ministria e Brendshme dhe drejt kryeministrise ne bulevard ka nisur grumbullimi i qytetareve.

Vihet re se për gjatë gjithë hapësirës së sheshit ka 2 policë çdo 10 metra, shumë prej tyre janë femra.

Nga ana tjeter, protesta po zhvillohet edhe ne qytete te tjera si Lushnja, Cerriku, etj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet