Policia flet për ngjarjen në Vlorë, një person dërgohet në spital i plagosur në qafë

Aktualitet
Policia flet për ngjarjen në Vlorë, një person dërgohet

Nje person mbeti i plagosur ne qafe pas nje sulmi ndaj tij prane gjykates se Apelit ne Vlore.

Ngjarja ka ndodhur pak caste me pare nderkohe qe policia eshte nisur menjehere drejt vendit te raportuar per krimin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Paraprakisht dyshohet per nje konflikt mes tre personave duke sjelle nje te plagosur, por ende nuk ka te dhena zyrtare ne lidhje me ngjarjen.

Burimet e policise kane thene se ende nuk mund te konfirmohet identiteti i personit qe ka mbetur i plagosur, citon lajmifundit.al, nderkohe qe ngjarja e rende e ndodhur ne rrugen Transballkanike po hetohet.

Komunikata e policise:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar në kokë, dyshohet me një send të fortë, shtetasi Klodian Memkolaj, 46 vjeç, banues në Vlorë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policise kane shkuar menjeherë në vendngjarje. Është ngritur grupi hetimor i cili vijion veprimet në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

ME TE LEXUARAT