Ofendimet e rënda të Stresit/ Einxhel Shkira merr në telefon babanë e reperit dhe tregon se çfarë i kërkoi ai

Showbiz
Ofendimet e rënda të Stresit/ Einxhel Shkira merr në telefon

Një debat virtual mes Stresit dhe Einxhel Shkirës ndezi rrjetin dhe mediat. Për ata që nuk e dinë e gjitha filloi kur reperi sulmoi në ‘Instastory’ moderatoren, pasi kjo e fundit shprehej në një status se nuk kishte dalë në protestë.

Einxhel shkruante se nuk iu bashkua protestuesve në respekt të dhimbjes së familjes së 25-vjeçarit, duke dënuar dhunën dhe shkatërrimet e kryera nga protestuesit në kryeqytet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër të tjera ajo shprehej se nuk del në protestë për të shkatërruar qytetin e saj, por protestën e bën çdo ditë të jetës.

I ashpër ishte reagimi i Stresit, i cili ka qenë shumë i përfshirë në këto protesta (madje ka thënë se edhe e ka organizuar atë). Ai e ofendonte Einxhel në një reagim në Instastory dhe kjo ndezi debate e reagime të shumta në rrjetet sociale.

Një ditë pas këtij debati virtual, media kontaktoi me Einxhel për të mësuar më shumë rreth asaj ç’ka kishte ndodhur mes tyre dhe për të qartësuar një herë e mirë fansat.

Einxhel sqaron se nuk ka dalë kundër protestuesve, vetëm ka shpjeguar arsyet e saj pse nuk ishte e pranishme në shesh bashkë me ta siç bën zakonisht. Më tej, shton se beson fort se çdo situatë do zgjidhet me mirëkuptim, dashamirësi dhe qytetari.

“Këto janë situata që ndodhin në gjaknxehtësi e sipër dhe e mira është të ruajmë qetësinë dhe arsyen e shëndetshme për t’i përballuar, sidomos sulmet virtuale që kalojnë në ofendime personale dhe denigrim të imazhit të gjithsecilit.

Unë ndjeva të shprehesha kundrejt asaj që mu kërkua si person publik dhe dhashë arsyet e mia pse nuk isha e pranishme, por kurrsesi s’dola kundra atyre që e ndjenë të nevojshme të protestonin. Jetojmë në një botë të lirë ku respektojmë të drejtat dhe liritë e gjithsecilit të shprehen deri aty ku nuk na prek ne, si në rastin tim. Megjithatë unë besoj fort në zgjidhjen e çdo situate me mirëkuptim, me dashamirësi dhe qytetari, pasi dhuna qoftë ajo fizike apo verbale s’është në benefit të askujt”, theksoi Einxhel.

Sa i përket debatit me Stresin, moderatorja thotë se kanë zgjidhur çdo keqkuptim, falë telefonatës që ka pasur me babanë e tij, për të cilin shprehet se është “zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm”.

Ajo shton se babai i reperit i ka kërkuar ndjesë për veprimin e nxituar të të birit, që sipas Einxhel ka shqetësuar shumë familjen e saj.

“Unë pata një telefonatë shume dashamirëse me babanë e Stresit, një zotëri shumë i edukuar dhe i mirëkuptueshëm, i cili më kërkoi ndjesë për veprimin, të nxituar apo të pamenduar që shqetësoi të dyja palët dhe thellësisht familjen time. Një prind e di më mirë se kushdo sa të dhemb kur preket fëmija, sidomos vajza”, sqaroi ajo.

ME TE LEXUARAT