Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri serb shan shqiptarët përsëri

Ministri i brendshëm serb, Aleksandar Vulin, e ka përdorur termin pejorativ “shiptari”, duke injoruar një vendim të gjykatës në Serbi, sipas të cilit një përcaktim i tille është “politikisht i pasaktë dhe ofendues”.

Vulin i bëri komentet gjatë një vizite në Administratën Koordinuese për Kosovën në Kurshumli, që gjendet në afërsi të kufirit. Ai u dhuroi pjesëtarëve të policisë dy automjete dhe pajisje tjera sigurish. “Prerjet e shpeshta ilegale në këtë zonë janë shqetësuese për të gjitha organet shtetërore të Republikës së Serbisë dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar sepse bandat e ‘shiptareve’ shumë shpesh mbajnë armë dhe hapin zjarr”, tha Vulin.

Me parë, ai i është përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi fyes, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitic, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”.

Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankovic, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është perçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie. Të njëjtin term , Vulin e përdori edhe në fillim të muajit tetor, duke nxitur reagime në Prishtinë dhe Tiranë,e duke shtyrë kryeministrin Edi Rama, t`i bënte thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçic që ta dënojë deklaratën e minsitrit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet