Joshua mposht Pulevin me nokaut, kë takoi të parin pas triumfit

Sport
Joshua mposht Pulevin me nokaut, kë takoi të parin pas triumfit

Sportisti Anthony Joshua mposhti rivalin Kubrat Pulevin me nokaut në raundin e nëntë, në një ndeshje që e dominoi nga fillimi në fund.

Kampioni i botës, Joshua shpërtheu në raundin e tretë, kur e rrëzoi dy herë Pulevin, por bullgari ia arriti të ngritët në këmbë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai meçin përfundimisht e fitoi në raundin e nëntë kur dy sulme të tij dolën të suksesshëm duke e dërrmuar përfundimisht Pulevin.

Pas u konfirmua nokauti, Joshua lëshoi ringun dhe shoi ta takojë legjendën e boksit, Floyd Mayweather, i cili ishte i pranishëm në këtë event, shkruan Telegraf.

Dy kampionët e botës biseduan për disa momente për t’i dhënë kohë pastaj Joshua që të kthehej në ring. Joshua me këtë fitore shkon në 24 të tilla nga 25 ndeshje.

ME TE LEXUARAT