Ish trajneri i kombetares shqiptare te futbollit Otto Baric eshte ndare nga jeta. Ai vdiq në moshën 87-vjeçare në një klinikë në Kroaci, pasi ishte infektuar nga COVID-19.
Trajneri i njohur kishte disa ditë i shtruar në spital dhe nuk mundi dot ta fitojë betejën me pasojat fatale që i la COVID në organizëm.
Presidenti FSHF Armand Duka reagoi me nje postim ne lidhje me ngjarjen, duke shprehur ngushellimet e tij:
Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç.
Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë.
Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur
gjithmonë vlerësimin maksimal për të.
E kam thënë në shumë ambiente, por e them përsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!