Humb jetën shoferi 55-vjeçar në Sarandë, eskavatori prek në rrymë elektrike

Aktualitet
Humb jetën shoferi 55-vjeçar në Sarandë, eskavatori prek

Sarandë- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku një personn ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Sipas policisë rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke lëvizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rënë në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.12.2020, rreth orës 8:30, në vendin e quajtur “Sheret”, Konispol, duke levizur me makinë pune eskavator me kovën lartë, aksidentalisht mjeti ka rën në kontakt me telat e rrymës elektrike, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi shtetasi P. A., 55 vjeç banues në Finiq, Sarandë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT