Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Filmohet live, protestuesit të qetë në shesh, policia i mbyt në gaz, i ndjek me vrap dhe i shoqëron

Ishte ora 20:00 kur protestuesit ishin mbledhur të gjithë në sheshin “Skënderbej” dhe po protestonin, pasi ishin larguar me ujë me presion dhe gaz lotësjellës nga drejtoria e Policisë së Shtetit.

Kur ende nuk ishte e qartë se si do të vijonte protesta, në sheshin Skënderbej është hedhur gaz lotësjellës, ndërsa protestuesit kanë ikur nga gazi.

Në atë moment, kanë ndërhyrë forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e rendit, duke ndjekur pa ndonjë arsye protestuesit.

Aksioni është kapur drejtpërdrejtë nga kamerat e Ora News, dhe gazetari Isa Myzyraj, ndërsa tregon qartë se protestuesit ishin të qetë dhe aksioni i policisë ishte i shpejtë dhe i mejëhershëm.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet