Pas tri oresh eshte mbyllur protesta e mbajtur mbrëmjen e se dieles në Tiranë. Marshimi per Klodianin, nisi në sheshin “Skënderbej” dhe mbaroi po aty pas protestes tek ministria e Brendshme, Kryeministria, dhe zona e Bllokut.
Protestuesit tentuan te shkojne drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës por forcat speciale nuk i lejuan.
Grupi i qytetarëve që morën pjesë në protestë u drejtuan për te sheshi “Skënderbej”.
Ne përfundim te tubimit policia ka nisur valen e arrestimeve. “Ec ore mos na trego punën tonë”, i kane thene policet nje qytetari te shoqeruar pas protestes edhe pse pretendoi se nuk kishte lidhje.
Diten e diel ne Tirane u mbajt protesta e peste pas vrasjes se Klodian rashes nga nje efektiv i policise se shtetit.