Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Do takoj të dashurën, shes verë”, shqiptari me 3 kg kokainë fundoset nga dëshmitë kontradiktore në Itali

Një 46 vjeçar me origjinë shqiptare arrestohet në Ponte Pattoli, pasi u kap me rreth 3 kg kokainë nga policia italiane.

Ajo që e çoi drejt prangave burrin që banonte në Toskanë, ishin manovrat e dyshimta me makinën e tij.

Por jo vetëm kaq, kur policia e pyeti për punën që bënte dhe për çfarë qëllimi ndodhej në Umbria ai u shpreh se ishte “përfaqësues vere” dhe udhëtonte për punë.

Sidoqoftë, duke mos arritur të ekspozonte ndonjë paketim të verës që do të duhej të mbante, me një qëndrim gjithnjë e më nervoz, ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se ishte në Umbria për të vizituar të dashurën e tij e cila, megjithatë, nuk e kujtoi dot se ku jetonte, shkruan “Ansa”.

Në atë moment, karabinierët vendosën t’i nënshtronin subjektit një kërkim më të thelluar, duke vërejtur qese dhe copa celefoni.

Në një ndarje të bagazhit dhe në një sirtar të dhomës së pasagjerëve, u gjetën 3 pako, të mbështjella me celofan, të një lënde narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale mbi 3 kg, si dhe dy telefona celularë, material për prerjen dhe paketimin e substancës narkotike dhe shumën prej 830 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Menjëherë, shqiptari u arrestua ndërsa lënda narkotike, paratë dhe sendet e tjera iu nënshtruan sekuestrimit. I arrestuari, në fund të formaliteteve, u dërgua në burgun e Capanne.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet