Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Arrestohet protestuesi pasi kishte kanabis me vete, ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim dhe hetohen 18 të tjerë

Tiranë, arrestohet në flagrancë 1 prej pjesmarrësve në tubim pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet lëndë narkotike kanabisi, ndalohet edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për protestën e datës 09.12.12, sërish pjesëmarrës në protestën e djeshme si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 18 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 21 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, është konstatuar duke protestuar në mënyrë të paligjshme, ku ka kryer veprime të dhunshme në drejtim të punonjësve të policisë, duke hedhur ndaj tyre sende të forta si gurë, lëndë piroteknike si dhe sende të tjera, ku nga kontrolli fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A.Sh (T)., 33 vjeç, pasi është identifikuar nga pamjet filmike si pjesëmarrës i protestës të datës 09.12.2020 dhe sërish pjesmarrës i protestës të zhvilluar ditën e djeshme. Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 18 shtetas.

Si pasojë e dhunës me gurë, sende të forta dhe lëndë piroteknike në drejtim të DVP Tiranë dhe punonjësve të Policisë të planizuar me sherbim për ruajtjen e këtij institucioni është dëmtuar në pjesën e syrit nga një kapsollë 1 punonjës policie.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetë të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.

Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet