Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Azerbajxhani dhe Armenia shkelën armëpushimin duke rinisur luftimet, të paktën 4 ushtarë të vrarë

Të paktën 4 ushtarë kanë humbur jetën nga rinisja e luftimeve në Nagorno Karabak, pas shkeljes së marrëveshjes së armëpushimin të arritur muajin e kaluar që i dha fund konfliktit në shkallë të gjerë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ende nuk ka një reagim nga Armenia, ose aleatët e saj etnikë armenë ndaj deklaratës së lëshuar më 13 dhjetor nga Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit.

Deklarata azerbajxhanase nuk bëri të ditura shumë detaje, por vetëm njoftoi se vrasjet ndodhën gjatë një “operacioni anti-terrorizëm” pranë Hadrut, një rajon jugor i enklavës malore. Ndërkohë një ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes e Armenisë akuzoi forcat azerbajxhanase për sulmin ndaj pozicioneve të mbajtura nga forcat etnike-armene pranë Hadrut.

Ushtria e Mbrojtjes e Karabakut, forca luftarake e administratës etnike armene që kontrollonte Nagorno Karabakun deri në armëpushimin e muajit të kaluar, tha më parë se tre luftëtarë të saj u plagosën në përleshjet që ndodhën më 11 dhjetor.

Paqeruajtësit rusë që monitorojnë marrëveshjen pranuan shkeljen e armëpushimit në Hadrut, por nuk thanë se kush ishte fajtor. Nagorno Karabaku i përket Azerbajxhanit, por territori dhe disa zona përreth janë kontrolluar nga forcat etnike armene që nga fillimi i viteve 1990.

Të dyja palët janë përleshur rregullisht, por në shtator, Azerbajxhani nisi një fushatë ushtarake që rezultoi me marrjen e kontrollit të pjesës më të madhe të Nagorno Karabakut dhe rajoneve përreth.

Palët ranë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia në fillim të nëntorit. Marrëveshja mundësoi vendosjen e 2.000 forcave paqeruajtëse ruse në zonën e konfliktit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet