Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Protestat në Tiranë, 89 të arrestuar, 7 persona në kërkim, 268 protestues nën hetim, 25 policë të plagosur

Në 4 ditë protesta që zhvillohen për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, Policia e Tiranës ka arrestuar në total 89 persona, pjesën më të madhe të tyre në flagrancë. Ndërkohë, 8 të tjerë janë shpallur në kërkim, kryesisht organizatorë. Njëri prej tyre u arrestua së fundmi, duke e çuar numrin e të kërkuarve në 7. Në mesin e të kërkuarve është këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i arratisur përtej kufirit, në Kosovë.

Po ashtu, janë proceduar 268 persona në gjendje të lirë për pjesëmarrjen në protestë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga ana e protestuesve, hedhjes së pllakave të gurit dhe materialeve të tjera të forta kanë ngelur të plagosur 25 efektivë policie, kryesisht të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Dy prej punonjësve të policisë janë dëmtuar në sy, ndërsa njëri prej tyre rrezikoi seriozisht humbjen e njërit sy.

Shqetësim në këto protesta ka qenë pjesëmarrja e të miturve, të cilët janë dhe personat që kanë ushtruar më së shumti dhunë dhe kanë shkatërruar e vënë zjarrin objekteve të ndryshme.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet