Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja e 25-vjeçarit nga polici, Veliaj vizitë ngushëllimi në familjen Rasha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot për ngushëllim në familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u nda nga jeta mëngjesin e së martës pasi u qëllua me armë nga një efektiv policie.

Së bashku me deputetin e Partisë Socialiste Ulsi Manja, Veliaj u prit nga familjarët e 25-vjeçarit të ndjerë në shtëpinë e tyre në Laprakë, ku i shprehu babait të Klodianit, Qazim Rashës, ngushëllimet për humbjen e jetës së djalit.

Kujtojmë se edhe Kryeministri Edi Rama, mënjehërë pas kthimit nga SHBA, ku ndodhej prej disa ditësh për vaksinën anti COVID, ka shkuar për ngushëllim në familjen e 25 vjeçarit Klodjan Rasha. Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministrja e Shtetit, Eliza Spiropali dhe deputeti Ulsi Manja.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet