Vajza e Niko Peleshit: Nuk kam qenë në protestë, turp që kjo tragjedi përdoret nga PD

Showbiz
Vajza e Niko Peleshit: Nuk kam qenë në protestë, turp që kjo

Vajza e ish-zevendës kryeministrit Niko Peleshi ka reaguar pas deklaratave nga eksponentë të opozitës për pjesëmarrjen e saj në protesta.

Aleksia Peleshi thotë se i ka mbështetur protestuesit në kauzën e tyre, por se nuk i është bashkuar protestës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo shkruan në një postim në Instagram se i qëndron statusit të publikuar dy ditë më parë ku shfaqeshin dhe pamje nga protesta, ku ka dënuar aktin e policit që vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha duke kërkuar përgjegjësi morale për të qetësuar revoltën, por të tjerat sipas saj janë trillime gazetareske.

Po kështu ajo ka dhe një reagim për deklaratat nga PD.

“Unë nuk kam qenë në protestë. I kam mbështetur protestuesit në kauzën e tyre, por nuk i jam bashkuar protestës.

Kam publikuar një status të cilit i qëndroj ku kam dënuar aktin e policit dhe kam kërkuar përgjegjësi morale për të qetësuar disi revoltën e atyre që ndihen të pasigurt nga një akt kaq i rëndë i një polici.

Më vjen mirë që ky akt është dënuar publikisht dhe ministri ka marrë përgjegjësi morale. Të tjerat janë trillime gazetareske për të shitur disa kopje më tepër.

Unë e kuptoj që Partia Demokratike nuk e lë as një rast kaq tragjik sa ky pa përfituar, por fjalët e mia nuk janë për t’u përdorur për të fshehur nxitjen e vazhdueshme që PD po iu bën disa protestuesve që tani janë bërë shumë të dhunshëm (jo të gjithë, ka plot protestues që protestojnë për humanizëm).

Turp që një tragjedi e tillë përdoret si pretekst për interesa partiake! Dhe kjo nga një parti hipokritësh që për vite me radhë ka shfaqur dhunë, për më tepër dhunë të urdhëruar, si ajo e 21 janarit”, shkruan Aleksia Peleshi.

ME TE LEXUARAT