Reperi i njohur Genc Prelvukaj ka përfunduar në spital, pasi u infektua me Covid-19.
Ishte vetë reperi ai që e dha lajmin pak ditë më parë se u infektua me Covid, ndërsa tha se pavarësisht se po ruhej prej një viti dhe kishte treguar shumë kujdes, nuk i kishte shpëtuar dot virusit.
“Për gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat të keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid-19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.
Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë.”- shkroi Genci.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme partnerja e tij këngëtarja Eni Koçi ka publikuar një Instastory ku shihen në spital dhe dora e Gencit në serum.
“Me dashurinë time. Do t’ia dalim!”, ka shkruar këngëtarja.