Taulant Balla ka zbritur në sheshin e protestuesve. Siç shihet edhe në foto, Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së ndodhen në mes të qytetit të Elbasanit, bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja.
Të dy kanë vendosur që të bisedojnë me protestuesit, pasi sipas tyre, ata janë të vegjël dhe gënjehen lehtë.
“I përdorin fëmijët ata janë fëmijë janë të vegjël, më i madhi ishte 16 vjeç,”– tha Llatja ndër të tjera.
Të rinjtë, gjatë protestës së sotme, dëmtuan kosha mbeturinash dhe ndriçimin e dekorit festiv.