Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Sulmi ndaj selisë së PS, Balla: I porositur nga Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha

Taulant Balla, numri dy i Partisë Socialiste ka akuzuar drejtpërdrejt nga Shkodra për sulmin e sotëm mbi selinë e PS-së, ish-kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Çka ndodhi sot nuk është vepër e shkodranëve. Shkodranët janë model i demokracisë në Shqipëri, i respektimit të vlerave dhe bindjeve politike të gjithsecilit.

Por ka një parti politike që është munduar ta përdorë Shkodrën, kjo është PD dhe bashkë me të Ilir Meta që po e përdor politikisht.

Sulmi i porositur nga Tirana, nuk është ideuar në Shkodër, ka për autorë Sali Berishën, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe për fat të keq dhe Lulzim Bashën. Prej 30 vitesh nuk janë sulmuar kurrë selitë.

Prej nesër do jetë gati përsëri për të kryer rolin e vet. PS nuk është një seli as në Tiranë e as në Shkodër, është forca më e madhe politike në mbarë Shqipërinë. nuk ka asnjë dyshim që PS do fitojë dhe më 25 prill.

Jemi bashkë për të denoncuar këtë skenar dhune, e cila nisi duke vjedhur një protestë paqësore për një humbje jete.

Ne socialistët shqiptarë i kemi shprehur dhe do vazhdojmë t’i shprehim ngushëllimet tona familjes sepse ne besojmë që nuk mund të përfaqësojë policinë e shtetit një punonjës policie i vetëm sepse ka bërë një krim dhe për krimin është në proces ndëshkimi nga drejtësia.

Ky është standardi dhe ndryshimi ynë nga ata.

Sot policia është e distancuar dhe ndërkohë ajo që është më e rëndësishme, drejtësia po bën punën e vet.

Nga selia e PS në Shkodër i bëj thirrje popullit të Shkodrës, aktet e ndodhura këto ditë janë grabitje e protestës.

Basha e kupton fare mirë degradimin ku po shkon PD dhe LSI. Kryemadhi që është një rekrutuese e minorenëve i bëj thirrje të heqë dorë nga pagesa e minorenvë dhe prindërve të mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre.

Prokuroria dhe institucionet e tjera kanë bërë verifikimet e tyre. I nxisim t’i shkojnë deri në fund.

Ka një standard kudo në botë kur merr përsipër të organizosh një protestë, duhet të marrësh përgjegjësitë. Kjo protestë është organizuar nga bashkia Shkodër, LSI dhe Voltana Ademi. Organizimi i protestës në kushte pandemie është i paligjshëm.

Gjej rastin t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta çdo familjeje shkodrane që ka humbur familjarët nga kjo pandemi dhe i bëj thirrje të respektojnë masat. Ka ardhur koha të ndahen plotësisht nga ata.

Si ka mundësi që shërbimi zjarrfikës që varet nga bashkia nuk erdhi në asnjë moment deri sa u dogjën të gjitha materialet.

Harrojeni se mund të përdorni degën e PS për skenarë që Shkodra i di dhe i kupton mjaft mirë. Popullin e Shkodrës nuk e merr askush për budalla”, deklaroi Balla.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet