Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Stresi u arratis drejt Kosovës me makinë funerali, mediat serbe jehonë protestës në Shqipëri

Reperi i njohur Stresi, ka treguar ditën e sotme, në një intervistë sesi ka mundur të largohet nga protesta, pasi është shpallur në kërkim nga policia si organizator.

Intervista e tij ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave serbe, të cilat e kanë cituar kalimin e tij nga protesta me një makinë funeralesh, rrëfim të cilin e ka bërë nga Kosova.

Gjithashtu, në mediat është përmendur dhe arrestimi i 150 personave gjatë protestës së djeshme dhe ndalimi i kryeredaktorit të Koha Jonë, Qamil Xhani.

Prej tre ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga protesta për vrasjen e Klodian Rashaj nga një efektiv policie.

Reperi Stresi me emrin e tij të vërtet Arkimed Lushaj, ka qenë një organizator i protestës, arsye pse edhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sakaq protestat priten të vijon dhe pasditen e sotme, ku Stresi ka paralajmëruar se do të jetë pjesëmarrës.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet